Bruksel, filloi takimi i ministrave të Mbrojtjes të NATO-s, pjesëmarrëse edhe Petrovska

 

Ministrja e Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut Slavjanka Petrovska do të marrë pjesë në një sërë takimesh të Këshillit të Atlantikut të Veriut në nivel të ministrave të mbrojtjes, duke përfshirë takimin e Këshillit NATO-Ukrainë, në selinë e NATO-s në Bruksel, së bashku me ministrat e mbrojtjes të njëmbëdhjetë vendeve aleate, përfshirë Gjermaninë, Turqinë, Holandën, Poloninë, Danimarkën, si dhe Suedinë si një vend i ftuar për anëtarësim do të nënshkruajnë gjithashtu një Letër Qëndrimi për “Rritjen e Kapaciteteve të Prodhimit të Municioneve dhe Rezistencës Industriale” nëpërmjet Iniciativës Shumëkombëshe të Prokurimit të NATO-s (Municione), nën kujdesin e Mbretërisë së Bashkuar, transmeton Portalb.mk.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në hapjen e takimit tha se do të diskutohen çështjet për vazhdimin e mbështetjes së Ukrainës, forcimin e parandalimit dhe sigurisë së NATO-s në kuadër të vendimeve të marra në Samitin në Vilnius vitin e kaluar dhe rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes, raporton Anadolu.

Në takimet në selinë e NATO-s do të diskutohet edhe për sigurinë e zonës euroatlantike, përgatitjet për Samitin e ardhshëm të Lidershipit në Uashington që do të shënojë 75 vjetorin e themelimit të NATO-s, investimet në mbrojtje nga shtetet anëtare, forcimin kolektiv në mbrojtje dhe parandalim, si dhe mbështetje për Ukrainën.

Ministrja Petrovska dje në Bruksel nënshkroi Marrëveshjen për Kontribut në Departamentin e Diplomacisë Publike të NATO-s, e cila u mundëson ekspertëve në fushën e komunikimeve strategjike dhe marrëdhënieve me publikun në Ministri të kontribuojnë në zhvillimin e zonës në kuadër të NATO-s.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin nuk mori pjesë në takim për arsye shëndetësore ndërsa në vend të tij merr pjesë përfaqësuesja e përhershme në NATO, ambasadorja Julianne Smith.

Kujtojmë se, Maqedonia e Veriut u anëtarësua në NATO më 30 mars të vitit 2020, 26 vite nga Vendimi i Kuvendit për anëtarësim në Aleancën Veri-Atlantike dhe 20 vite pasi më 25 prill të vitit 1999 në Samitin e NATO-s në Uashington u bë zyrtarisht kandidat për anëtarësim.