Britania mblodhi 35 shtete për rikthimin e lirisë së lundrimit

Britania e Madhe pritet të mbledhë këtë javë rreth 35 vende për të diskutuar rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, e cila mbetet e bllokuar për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme, raporton TV21.

Kryeministri Keir Starmer bëri të ditur se takimi do të udhëhiqet nga diplomacia britanike dhe do të fokusohet në garantimin e lirisë së lundrimit dhe sigurinë e anijeve tregtare.

“Do të shqyrtojmë të gjitha opsionet për të siguruar kalimin e lirë dhe furnizimet jetike,” deklaroi Starmer.

Pas këtij takimi, Londra pritet të angazhojë edhe planifikues ushtarakë për të vlerësuar mënyrat e mbrojtjes së kësaj rruge strategjike pas përfundimit të luftimeve.