Rënie e prodhimit industrial në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut u regjistrua rënie e prodhimit industrial, krahasuar me shkurtin e vitit të kaluar. Te prodhimi i pijeve kemi rritje 47.3 përqind, ndërsa te duhani rënie për 27.2 përqind, transmeton Portalb.mk.

“Prodhimi industrial në muajin shkurt të vitit 2026 është zvogëluar për 4.2% krahasuar me muajin shkurt të vitit 2025”, raporton Enti Shtetëror i Statistikave, ashtu që rënie më e madhe u regjistrua në industrinë përpunuese (9.6 %) dhe furnizimi me energji elektrike (17.2 %).

Tek grupi i energjisë kemi rënien më të madhe (19 %), ndërsa rritje kemi te produktet kapitale (2.1 %).