Bonus rrogë për të punësuarit në Policinë e Maqedonisë së Veriut pas zgjedhjeve, premtoi Bojmacaliev

Punonjësit e Policisë së Maqedonisë së Veriut do të mund të marrin rrogë bonus pas zgjedhjeve, për çka janë siguruar edhe mjetet, premtoi zëvendësministri plotësues për punë të brendshme, Mitko Bojmacaliev, transmeton Portalb.mk.

“Financat për bonus pagën janë siguruar, por nuk janë paguar për shkak të zgjedhjeve të shpallura, dhe pas përfundimit të Qeverisë Teknike, procedura për mbledhjen e të dhënave dhe pagesën e bonus pagës, e cila nuk është paguar deri në vitin 2017 kurse nga viti 2017, e njëjta po paguhet”, sqaroi Bojmavaliev.

Ai sqaroi që është duke u punuar që në vend të ushqimit, policët për ndërrimin e natës të marrin kompensim në të holla.