Bomba dhe municione u gjetën në një shtëpi në Idrizovë, Prokuroria nisi hetimet

Prokuroria Themelore Publike në Shkup lëshoi ​​urdhër për zhvillimin një procedurë hetimore kundër një personi për të cilin ekziston dyshim i arsyeshëm se ka kryer veprën penale – Prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe tregtim i paautorizuar me armë ose eksplozivë sipas nenit 396 paragrafi 5 në lidhje me paragrafin 3 dhe paragrafin 1 të Kodit Penal, transmeton Portalb.mk.

Në shtëpinë e tij në Idrizovë, i dyshuari 57-vjeçar, mbante në mënyrë të paautorizuar municion dhe eksplozivë që janë të ndaluar për qytetarët. Gjatë një kontrolli, në një kuti druri në dhomën e ndenjes, policia gjeti dy granata dore – granata model “M.75”, si dhe pesëdhjetë fishekë kalibri 7.65 mm të destinuar për të shtënë nga armë zjarri gjysmëautomatike dhe automatike.

Prokurori publik i paraqiti një propozim gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore Penale në Shkup për të përcaktuar masë paraburgimi për të dyshuarin, pasi ekziston rreziku që ai të arratiset ose ta përsërisë veprën.