Blerim dhe Nita Grubi performuan në Festivalin e 48-të Ndërkombëtar të Muzikës në Deia të Spanjës

Violisti Blerim Grubi dhe pianistja Nita Grubi, mbrëmë mbajtën koncert në kuadër të edicionit të 48-të të Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës në Deia, një prej festivaleve më të njohura të muzikës klasike në Spanjë, shkruan Portalb.mk.

Koncerti u zhvillua në ambientin historik të Son Marroig, ku dyshja shqiptare nga Maqedonia e Veriut interpretoi programin me titull “Udhëtimi muzikor i dardanëve”, duke sjellë para publikut një repertor që ndërthur traditën muzikore me interpretimin bashkëkohor.

Foto nga prezantimi në festival. Foto: Nita Grubi
Foto nga prezantimi në festival. Foto: Nita Grubi

Blerim Grubi në violinë (violë) dhe Nita Grubi në piano dëshmuan një harmoni artistike, e ndërtuar jo vetëm mbi përvojën e tyre profesionale, por edhe mbi lidhjen e ngushtë familjare.

Pjesëmarrja e tyre në këtë festival prestigjioz përbën një tjetër sukses në prezantimin e artistëve nga Maqedonia e Veriut në skenat ndërkombëtare të muzikës klasike, duke promovuar vlerat artistike dhe kulturën e vendit në një ngjarje që prej dekadash mbledh emra të njohur të muzikës nga e gjithë bota.

Foto nga prezantimi në festival. Foto: Nita Grubi
Foto nga prezantimi në festival. Foto: Nita Grubi