Bislimovski: Bumi i investimeve në energjinë solare mund t’i ulë faturat e rrymës

Po bëjmë analiza e cila duhet të tregojë nëse ka nevojë dhe a do të ketë mundësi të vendosim edhe një orë shtesë rrymë të lirë, e cila do të zgjerohej nga ora 15 deri në 16. Këtë e deklaroi për Radion Evropa e Lirë kryetari i Komisionit Rregullator të Energjetikës, Marko Bislomovski, duke theksuar se qëllimi i kësaj është që t’i dërgojnë sinjal furnizuesit universal EVN Home dhe EMV-së, në ato periudha kur çmimi i energjisë elektrike është më i lirë, ajo të blihet në bursa, me qëllim që ai çmim i lirë i energjisë elektrike të jetë në interes të qytetarëve, transmeton Portalb.mk.

Sipas tij, ajo do t’i mundësoj EMV që të ato periudha të bëjë edhe kursime të ujit dhe ai uj të shfrytëzohet për prodhimin e energjisë elektrike në periudha kur çmimi i energjisë elektrike është shumë më i lartë.

“Bumi i investimeve në energji solara ndihmoi që shteti ta ulë importin e energjisë dhe me atë mund të ketë ulje të çmimit të rrymës për amvisëritë, por edhe të zgjerohet tarifa e lirë. Deri më tani, ajo që është ndërtuar kontribuoi që të kemi situatë që gjatë ditës, kur prodhojnë fotovoltaikët posaçërisht në muajt pranveror dhe veror, të kemi dallim serioz të çmimeve në atë periudhë të ditës. Do të thtoë, prej 10-11 deri në orën 16-17 dhe ai çmim është diku tre herë më i ulët se sa çmimi pas orës 18-19. Tani duhet që atë përfitim ta transferojmë edhe te qytetarë”, deklaroi Bislomovski.

Momentalisht tarifa e lirë e rrymës është prej orës 13 deri në 15. KRRE duhet të miratojë çmimin e ri të rrymës deri në fund të qershorit dhe atëherë do të dihet nëse dhe sa do të ulet çmimi i rrymës.