Bing Chat po vjen në Chrome dhe Safari

Microsoft Bing Chat nuk do të jetë më ekskluzivitet vetëm i shfletuesit Edge dhe tashmë po mbërrin në Chrome dhe Safari, raporton PCW.

“Po punojmë për të sjellë qasjen në Bing Chat përmes Safari dhe Chrome për disa përdorues si pjesë e fazës së testimit,” tha një përfaqësues i kompanisë për The Verge.

“Jemi të emocionuar për zgjerimin e qasje për më shumë përdorues sapo procedurat tona standarde të testimit të përfundohen.”

Siç duket kemi të bëjmë me një numër të vogël përdoruesish të cilët kanë fituar qasje. Megjithatë ekzistojnë disa kufizime. Së pari duhet të jeni të kyçur në një llogari Microsoft ndërsa pyetjet janë jo më të gjata se 2000 karaktere, krahasuar me 4000 në Edge.

Bisedat resetohen pas 5 pyetjesh në vend të 30 ku menjëherë Bing Chat ju sugjeron të shkarkoni Edge.

Bing Chat fuqizohet nga ChatGPT-4 i OpenAI dhe përdoruesit kanë akses në modelin më të fundit AI pa pasur nevojë të paguajnë. Ekzistojnë disa diferenca ku edhe pse Bing Chat ka ases në GPT-4, ChatGPT i OpenAI ofron përgjigje më të detajuara.