Biletat për ndeshjen e Maqedonisë së Veriut në shitje, 4 dhe 8 euro çmimi i tyre

Maqedonia e Veriut më 12 shtator do të luan kundër ekipit të Maltës, ndërsa qytetarët do të mund të aplikojnë në formë elektronike. Për tifozët mysafir janë planifikuar 4 mijë bileta, transmeton Portalb.mk.

“Biletat për ndeshjen Malta – Maqedoni janë lëshuar në shitje elektronike. Biletat për tifozët e përfaqësueses së Maqedonisë për ndeshjen Malta – Maqedonia, që do të luhet më 12 shtator në stadiumin “Ta’ Qali” në Maltë, janë në shitje”, raportojnë nga Federata e Futbollit të Maqedonisë.

Çmimi i biletave do të jetë 8 euro, ndërsa për fëmijët nën 12 vjeç dhe të moshuarit mbi 60 vjeç çmimi do të përgjysmohet.

Ndryshe, Maqedonia e Veriut në muajin shtator do të zhvillon dy ndeshje në kuadër të kualifikimeve për Evropianin 2024.

Ndeshja e parë në Shkup do të luhet më 9 shtator në “Todor Proeski”. Ndeshja do të fillon në ora 20:45, ndërsa kundërshtar do të jetë Italia. Ndeshja e dytë do të luhet sy mysafir kundër Maltës më 12 shtator.