Bie numri i lejeve të dhëna për ndërtim në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut në korrik u regjistrua ulje e lejeve të dhëna për ndërtim në krahasim me korrikun e vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë muajit korrik të vitit 2023 janë dhënë 280 leje ndërtimi, që është për 33.6 % më pak se në muajin e njejtë të vitit paraprak. Sipas lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e paraparë e objekteve është 4 147 120 000 denarë, që është për 33.2 % më pak krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Më së shumti leje janë dhënë për ndërtimin e objekteve të larta, ndërsa për rekounstruim janë dhënë 20.4 % e lejeve të dhëna. Te gjysma e ndërtimeve si investitor paraqiten personat fizik.

“Në periudhën raportuese është paraparë ndërtimi i 218 banesave, me një sipërfaqe të përgjithshme prej 25 615 м2”, raportoi Enti.