Biden: Së shpejti do të njoftoj kandidimin për zgjedhjet presidenciale në vitin 2024
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden tha se së shpejti do të njoftojë kandidimin e tij për zgjedhjet presidenciale në vitin 2024, transmeton Anadolu.
Duke folur për gazetarët gjatë vizitës së tij në Irlandë, për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen vitin e ardhshëm, Biden deklaroi: “E kam bërë llogaritjen prej kohësh. Së shpejti do ta njoftoj”.
Ai tha se vizita në Irlandë e ka përmirësuar ndjenjën e optimizmit në lidhje se çfarë mund të bëhet. “Tashmë e kam thënë se plani im është të rikandidoj”, tha Biden.
Në pyetjen rreth Jack Teixeira që u arrestua një ditë më parë me arsyen se ka zbuluar në internet të dhënat që i përkasin ushtrisë amerikane, Biden theksoi se ka urdhëruar që të zbritet në rrënjët se si e ka siguruar qasjen e informacioneve të fshehta.
Presidenti amerikan tha se hetimi lidhur me dokumentet e fshehta nuk do të zgjasë shumë gjatë.
Teixeira, 21-vjeç, anëtar i krahut të inteligjencës së Gardës Kombëtare Ajrore në Massachusetts-it, u soll dje para gjykatësit në Boston dhe u akuzua me arsyen se ka shpërndarë në internet dokumente konfidenciale.
Në dokumentet e rrjedhura në internet përfshihen informacione në lidhje me dobësitë e mundshme në mbrojtjen e Ukrainës e cila është në luftë me Rusinë si dhe informacione për numrin e forcave speciale të Mbretërisë së Bashkuar të cilët pretendohen se janë aktivë në vend.
Rrjedhja në fjalë u zbulua për herë të parë kur disa anëtarë të grupit postuan një pjesë të dokumenteve në një forum publik në internet.