BE për sferën mediatike në RMV: “Progresi i kufizuar” mbeti, “konteksti i favorshëm social” u zhduk

Një analizë e shkurtër krahasuese e raporteve evropiane mbi përparimin e Maqedonisë së Veriu për vitin 2023 dhe 2024 në kapitullin “liria e shprehjes” tregon se në pamje të parë janë identike, veçanërisht vlerësimi i përsëritur se vendi ka një nivel të caktuar deri në mesatar të gatishmërisë. Mirëpo, në Raportin për vitin 2024 është zhdukur ambienti i favorshëm shoqërorë në të cilin gazetarët mund të raportojnë lirisht dhe në mënyrë kritike, është theksuar problemi me transparencën e medias dhe financimin e shtetit dhe në përfundimisht është theksuar se gazetarët përballen me kritik nga politikanët dhe figurat publike, shkruan Vërtetmatësi.

Shkruan: Teofil Blazhevski

Maqedonia e Veriut është ndërmjet një niveli të caktuar përgatitjeje dhe një niveli të moderuar të përgatitjes për lirinë e shprehjes dhe ka bërë përparim të kufizuar në këtë fushë. Ligji për Shërbimet Mediatike Audio dhe Audio-Vizuale u ndryshua në korrik 2023 për të qenë në përputhje me Direktivën për Media (BE). Ligji u ndryshua përsëri në shkurt 2024 për të rifutur reklamat shtetërore në mediat komerciale, të cilat më vonë u kritikuan nga rregullatori i medias dhe organizatat e medias. Janë ndryshuar edhe ligjet për median dhe Kodi Zgjedhor. Megjithatë, këto ndryshime nuk ishin gjithëpërfshirëse dhe për këtë arsye shumë çështje të vjetra mbeten të pazgjidhura.

Kështu thuhet në rishikimin e shkurtër të vlerësimit të “Lirisë së Shprehjes” në Raportin për progresin e Maqedonisë së Veriut për vitin 2024 (fq.7) i cili përgatitet çdo vit në Shkup dhe Bruksel nga BE-ja dhe i cili së fundi është prezantuar publikisht.

Kjo sferë, e cila më së shumti ka të bëjë me median dhe të drejtat dhe liritë e tyre, i përket grupit të parë, (Kapitulli 23, Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore), të cilin shteti po përpiqet furishëm ta hapë dhe të nisë negociatat me BE-në, pasi Shqipëria e bëri së fundmi. Edhe pse ky konkluzion i shkurtër në Raport është i mjaftueshëm dhe i qartë, dhe për disa mund të duket i denjë, pra që ka progres të kufizuar, shpjegimi më i gjerë në raport tregon se vendi po “ngec në vend” në këtë sferë, dhe në disa fusha madje ka regres.

 

Gazetarët përballen me fjalime armiqësore dhe fyerje nga politikanët

Në raport, në rubrikën për mbrojtjen e gazetarëve (f. 35), thuhet se MPB-ja ka regjistruar 7 kërcënime ndaj gazetarëve në vitin 2023, dy prej të cilave kanë qenë kanosje fizike ndaj gazetarëve dhe në të gjitha rastet kanë hapur një hetim. Sipas të dhënave të marra nga shoqatat e gazetarëve, përkatësisht SHGM, në gjykata ka pasur më pak padi kundër gazetarëve në krahasim me raportin e mëparshëm, gjithsej 19, por në të njëjtën kohë 6 të ashtuquajturat padi SLAP (padi strategjike kundër veprimeve publike – SLAPP) janë regjistruar, “gjë që tregon se nuk ka mekanizëm adekuat për të parandaluar padi të tilla”.

Raporti vlerëson pozitivisht faktin se në Prokurorinë Publike është emëruar një prokuror i cili është ekskluzivisht përgjegjës për monitorimin e sulmeve ndaj gazetarëve dhe punonjësve të medias – i njëjti formulim nga viti i kaluar.

Dhe së fundi, ndoshta më e rëndësishmja, BE-ja vëren ekzistencën e armiqësisë nga politikanët ndaj gazetarëve:

Gazetarët përballen me gjuhë të papërshtatshme nga politikanë dhe personazhe publike.

Themi ndoshta më e rëndësishmja, sepse është fare e qartë që politikanët krijojnë opinionin publik dhe se vullneti politik varet nga situata në çdo sferë, përfshirë median, pra lirinë e shprehjes. Dhe një fjali e tillë nuk mund të gjendej në raportet të paktën disa vite më parë.

Kuadri ligjor nuk është në përputhje me standardet e mediave të BE-së

Në pjesën e kuadrit ligjor, BE-ja shprehet se nuk është plotësisht në përputhje me legjislacionin e BE-së, konkretisht me Aktin Evropian për Lirinë e Medias. Gjithashtu, si një fenomen negativ që përmbys procesin, Raporti vëren kthimin ligjor të reklamave shtetërore në media nga shkurti 2024:

Reklamimi qeveritar në mediat komerciale u rivendos në shkurt 2024, duke rritur rrezikun e keqpërdorimit të mundshëm të fondeve politike, duke kërcënuar pavarësinë e medias dhe duke krijuar kushte për deformim të tregut.

Dhe në fund, BE-ja edhe një herë thekson se Kuvendi edhe kësaj radhe nuk arriti të zgjedhë anëtarët e rinj të Këshillit të Rregullatorit, si dhe të Këshillit Programor të RTM-së (RTN):

Parlamenti edhe një herë dështoi në emërimin e anëtarëve të rinj të Këshillit Programor të Shërbimit Transmetues Publik dhe Këshillit të Rregullatorit për Media (ASHMAA).

Në këtë kontekst, BE-ja vëren se ASHMAA kujdeset për monitorimin e radiove dhe televizioneve dhe pronësinë e tyre dhe se bashkëpunon vazhdimisht me sektorin civil dhe median në promovimin e shkathtësive mediatike. Sa i përket RTM-së, BE-ja thekson se ka nevojë për modernizim, përmirësim të aftësisë konkurruese dhe pavarësi editoriale. Por mbase konstatimi më i rëndësishëm për shërbimin publik është se ai është përballur me financime të parregullta (nga shteti), pra me pasiguri të vazhdueshme.

Financimi për organizatën ishte i paqëndrueshëm, duke shkaktuar pasiguri në planifikim. Ligji për Mediat Audio dhe Audio-Vizuale i korrikut 2023 ka rritur financimin e përgjithshëm, por autoritetet kanë transferuar më pak (para) sesa kërkohet me ligj.”

Faktorët ekonomikë

Bashkimi Evropian vëren se ka ende “sfida rreth transparencës në pronësinë e medias dhe përqendrimin e medias. Por gjithashtu nënvizon përdorimin e financave si një lloj kërcënimi për lirinë e shprehjes.

Partitë politike vazhdojnë të përdorin fondet shtetërore për reklama dhe mungesa e transparencës së reklamave politike me pagesë vazhdon ende. Si mediat e shkruara ashtu edhe ato elektronike janë të detyruara ligjërisht t’i japin informacion mbi pronësinë e tyre organit rregullator të medias audiovizive, por ende nuk ka një kuadër ligjor (detyrim) ligjor për mediat digjitale kombëtare në lidhje me pronësinë, si dhe statusin e tyre financiar. Regjistri i pronarëve të mediave kombëtare digjitale (media online) bie nën mekanizmin e vetërregullimit.

 

Standardi i gazetarëve inkurajon autocensurën

BE-ja vëren se kushtet ekonomike dhe sociale në të cilat punojnë gazetarët në vend janë ende të këqija, gjë që përfundimisht rezulton në autocensurë. Ai gjithashtu thekson se ka sindikata të gazetarëve që kujdesen për këto situata dhe si në raportet e mëparshme, ai vë në dukje në radhë të parë veprimet SPGPM-së:

Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe punonjësve të medias mbron të drejtat e punës dhe sociale të gazetarëve. Sindikata të veçanta mbrojnë të drejtat e gazetarëve që punojnë për shërbimin e transmetimit publik dhe atyre që punojnë për agjencitë e lajmeve. Mangësitë (dobësitë) në kushtet e punës për gazetarët ekzistojnë ende, veçanërisht në lidhje me kontratat e punës me afat të shkurtër ose të caktuar, pa sigurime shëndetësore dhe sociale të mbuluara, puna jashtë orarit ee papaguar dhe paga të ulëta, të cilat së bashku kontribuojnë në autocensurë dhe ndikimi në politikën editoriale nga pronarët. (fq. 37)

Pas këtyre vlerësimeve, media përmendet edhe një herë në klasterin e 3-të, që mbulon Konkurrencën dhe Rritjen Gjithëpërfshirëse, në kapitullin e quajtur Transformimi Digjital dhe Media, ku trajton edhe shërbimet audio-vizuale, ku ka edhe rekomandime të shumta.

Rekomandimet përsëriten, por ka një ndryshim për keq

Nëse krahasohen rekomandimet se çfarë duhet të bëjë shteti në periudhën e ardhshme për të riparuar sferën mediatike dhe për të përmbushur standardet evropiane në lirinë e shprehjes, do të vërehet se ato janë pothuajse identike me ato në Raportin e Progresit 2023. Këtu është rekomandimi i parë nga dokumenti i vitit 2024:

Të vazhdojë rishikimi i kuadrit ligjor që rregullon median për ta sjellë atë në përputhje me ligjin e BE-së dhe standardet evropiane, veçanërisht duke futur rregulla për transparencë të plotë në pronësinë dhe reklamimin e medias, konkurrencën dhe ndihmën shtetërore dhe të drejtat e pronësisë intelektuale, në përputhje me unitetin e tregut të BE-së. (fq. 7)

Po të shikoni të njëjtin rekomandim nga Raporti për vitin 2023, do të vini re se është pothuajse i njëjtë, me ndryshimin se tani BE-ja i vë theksin reklamimit si dhe transparencës së pamjaftueshme në pronësinë e medias. Dy rekomandimet e tjera për shërbimin e transmetimit publik dhe detyrimi i autoriteteve shtetërore për të mbrojtur gazetarët nga sulmet janë identike.

Por ka një ndryshim tjetër që mund të tregojë një problem dhe një regres, dhe ai është vlerësimi i përgjithshëm i mjedisit, pra kushteve sociale në të cilat punojnë gazetarët. Përkatësisht, në raportin e vitit 2023 dhe në përfundimin e shkurtër dhe pak më poshtë, përmenden dy fjalitë në vijim:

… Konteksti i përgjithshëm për lirinë e medias është i favorshëm dhe mundëson raportim kritik të medias… Mjedisi i përgjithshëm mundëson lirinë e shprehjes dhe raportimin kritik…

Duke qenë se fjalia e dytë i referohet përmirësimit të kuadrit ligjor për mbrojtjen e gazetarëve dhe punonjësve të medias, sigurisht që ekziston ende, ndaj ndoshta nuk ka pasur nevojë të përsëritet në Raportin e 2024-ës. Por fjalia e parë, e cila ishte atje vitin e kaluar dhe nuk është këtë vit, është një tregues i mundshëm i regresit:  Konteksti i përgjithshëm për lirinë e medias është i favorshëm dhe lejon raportimin kritik të medias.

Aq më tepër që në raportin e sivjetshëm theksohet se gazetarët ofendohen dhe kritikohen nga politikanët, më saktë “gazetarët u përballën me gjuhë të papërshtatshme nga politikanë dhe personazhe publike”.