BE-ja vendosi rregulla të reja për uljen graduale të përdorimit të plastikës
Në Bashkimin Evropian sot hyn në fuqi rregullorja e re që gradualisht do të nxjerrë nga përdorimi i përditshëm plastikën dhe paketimet e tepërta, transmeton Portalb.mk.
Megjithatë, shumë prej ndryshimeve të rëndësishme për konsumatorët do të hyjnë në fuqi nga viti 2030.
Sipas rregullave të reja, të gjitha paketimet që do të hidhen në treg në të ardhmen duhet të jenë të përshtatshme për riciklim.
Përjashtim do të bëjnë disa lloje të paketimeve të shitjes, përfshirë ato prej druri të lehtë, tape, tekstili, gome, qeramike, porcelani ose dylli.
Do të ndalohen paketimet që, përmes mureve të dyfishta, fundeve të rreme ose shtresave të panevojshme, krijojnë përshtypjen se produkti është më i madh nga sa është në të vërtetë.
Megjithatë, shumë prej ndryshimeve të rëndësishme për konsumatorët do të hyjnë në fuqi nga viti 2030.