BE-ja gjobiti Apple me 1.8 miliardë euro

Apple u godit nga një gjobë me vlerë 1.8 miliardë euro nga Bashkimi Evropian ditën e Hënë sepse ka penguar Spotify dhe shërbimet e tjera streaming të muzikës të përdorin sisteme vetjake apo të jashtme pagesash në App Store, transmeton PcWorld.

Vendimi i Komisionit Evropian erdhi pas një ankese nga gjiganti Suedez Spofity në 2019-ën lidhur me kufizimet e vendosur nga Apple dhe aplikimi i komisioneve 30 përqind.

Sipas Bashkimit Evropian praktikat e Apple ka krijuar kushte të pafavorshme për konkurrentët.

“Për një dekadë, Apple abuzoi me pozitën e saj dominuese në treg për shpërndarjen e aplikacioneve të transmetimit të muzikës përmes App Store”, tha në një deklaratë shefja e konkurrencës së BE-së, Margrethe Vestager.

Apple kritikoi vendimin e BE-së duke thënë se do ta sfidonte në gjykatë.

Nga ana tjetër Vestager urdhëroi Apple që të hiqte kufizimet e vendosura në App Store, masa të cilat i imponon edhe Akti i Tregjeve Dxihitale (DMA) që Apple duhet ti përmbahet brenda 7 Marsit.

Gjoba e vendosur ndaj Apple lë në hije 8.25 miliardë dollarët e vendosura ndaj Google në tre raste të ndryshme dekadën e kaluar.