Bastisje në katër lokacione të Shkupit, u arrestuan katër dilerë (Video)

Policia e Shkupit, Njësia për tregti të jashtëligjshme me drogë dhe armë gjatë një aksioni të përbashkët në rajonin e Shkupit, në bazë të hetimeve paraprakisht të zbatuara dhe me urdhër të Gjykatës Themelore Penale – Shkup, kanë kryer bastisje në katër lokacione në rajonin e Shkupit, me ç’rast ku janë privuar nga liria katër persona, kurse është gjetur një laborator i jashtëligjshëm për prodhimin e marijuanës, drogë e ndryshme dhe armë, transmeton Portalb.mk.

Gjatë bastisjes të ushtruar në banesën dhe hapësirat tjera të B.A.(42), u gjet një laborator ilegale për rritjen dhe prodhimin e marijuanës, ku u gjetën 289 vazo me 291 bimë kanabis sativa, së bashku me të gjitha pajisjet për rritjen dhe prodhimin e marijuanës. Të gjitha sendet e gjetura janë konfiskuar nga punonjësit e policisë, B.A. është privuar nga liria dhe pas dokumentimit të rastit nga SPB Shkup do të bëhet kallëzim penal nga neni 215 i Kodit Penal.

Lidhur me zbulimin e mbi dy kilogramë amfetaminë, tableta ekstazi dhe kokainë më 10.10.2023 në një zonë mbeturinash në Vllae, zyrtarët policorë nga SPB Shkup, ka ndërmarrë masa dhe aktivitete të gjera dhe pas një hetimi bazuar në provat e siguruara, sot (23.10.2023) është kryer bastisje edhe në banesën e D.T.(33). Gjatë kontrollit iu gjet një armë dhe D.T. është privuar nga liria dhe me kallëzim penal do t’i dorëzohet prokurorit publik.

Pas një hetimi të kryer paraprakisht në lidhje me rastin e një çantë shpine me marihuanë dhe një peshore digjitale të gjetur më 11.09.2023 në lagjen Draçevë, gjatë ditës së sotme është bastisur edhe në shtëpinë e D.R.(31). Gjatë bastisjes u gjet marihuanë, një peshore digjiale dhe pako të zbrazëta për paketimin e drogës. Pas dokumentimit të rastit nga Njësiti për trafik ilegal me narkotikë në SPB Shkup do të bëhet kallëzim penal nga neni 215 i Kodit Penal, tha Suzana Pranjiq Talevska nga MPB.

Nga ana e zyrtarëve policorë nga SPB Shkup – Njësiti për trafik ilegal të drogës dhe armëve, gjatë bastisjes së kryer me urdhër të gjykatës në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse të A.M.(27) dhe B.M.(30), . A.M është privuar nga liria dhe pas dokumentimit të çështjes do të bëhet kallëzimi penal sipas nenit 215 të Kodit Penal.