Bakteria “Esheria koli” shkaktoi sepsë te foshnja nga Prilepi, vlerësoi mjekja Sofianova

 Bakteria “Esheria koli” shkaktoi sepsën te foshnja nga Prilepi, konfirmoi për MIA-n mjekja Aspanzija Sofijanova shefe e kujdesit intensiv neonatal në Klinikën për sëmundje të fëmijëve në Shkup, ku humbi jetën foshnja.

Ajo theksoi se foshnja është sjellë nga Prilepi në Klinikën e fëmijëve në Shkup në gjendje të rëndë me dëmtim të veshkëve dhe mushkërive të bardha.

“Bëhet fjalë për një foshnje të sapolindur në gjendje jashtëzakonisht të vështirë, me veshkë të dështuar dhe me një ngjyrë shumë të keqe të lëkurës dhe frymëmarrje të vështirësuar, kjo tregon se vuante. Fillimisht e vendosëm në ventilim joinvaziv dhe rëntgeni tregoi se kishte njollosje në mushkëri, që përkthehet në një lloj infeksioni. Fëmija ka pasur një infeksion nga katër ditët e mëparshme ose nga nëna në lindje ose gjatë katër ditëve të para”, shpjegon Sofianova.

Ajo shton se gjendja e foshnjës nuk ishte vërejtur mirë nga stafi mjekësor i Spitalit në Prilep.

“Ka gjëra që nuk janë bërë, si analizat më delikate që tregojnë se brenda fshihej një bakterie, e cila përhapet me shpejtësinë e dritës tek të sapolindurit”, shpjegon ajo.

Drejtoresha e Klinikës, Dr. Stojka Naceva-Fushtiq, në një intervistë për MIA-n tha se foshnja është pranuar në gjendje të rëndë shëndetësore, me vetëdije të dëmtuar, frymëmarrje të parregullt dhe se menjëherë është dërguar në repartin e terapisë intensive. Mbështetje respiratore i është dhënë në fillim me ventilim joinvaziv, e më pas në mbrëmje i është vendosur ventilimi mekanik.

“Atë që kemi marrë si gjetje mikrobiologjike është Esheria koli pozitive në rrugët e frymëmarrjes, ndërkohë dy kulturat e gjakut kanë mbetur sterile, pra nuk kemi izolim të bakteries nga hemokultura, kjo nuk do të thotë se sepsa nuk është shkaktuar nga bakteria, është e qartë se pas pasqyrës klinike dhe gjetjeve biokimike, d.m.th vlerave të larta të prokalcitoninës si shënues i hershëm i sepsës së hershme neonatale, megjithatë fëmija në Prilep ka marrë terapi me antibiotikë, e cila nuk e di sa herë është dhënë, por terapia me antibiotikë mund ta negativizojë konstatimin”, tha Naceva-Fushtiq.

Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor sot njoftoi se do të kryejë kontroll të jashtëzakonshëm inspektues në Spitalin e Prilepit.

Kujtojnë se dje, një fëmijë i porsalindur me sepsë ka vdekur në Klinikën për Fëmijë në Shkup.

Drejtoresha e Klinikës, Stojka Naceva Fushtiq informon se foshnja e porsalinduri është sjellë nga Prilepi në Klinikën e Fëmijëve në gjendje të rëndë, me frymëmarrje të parregullt, është përkujdesur në Repartin e Mjekimit Intensiv, fillimisht me mbështetje joinvazive respiratore, ndërsa më pas është vendosur në ventilim mekanik.

“Fëmija është vendosur në terapi të dyfishtë me antibiotikë, mbështetje adekuate, gjegjësisht korrigjim të çrregullimeve, megjithatë ajo që dështon edhe funksioni i veshkave, ditën e shtatë përfundon keq. Sipas parametrave klinikë dhe biokimikë, bëhet fjalë për sepsë të hershme neonatale, e cila shfaqet në katër ditët e para dhe më së shpeshti, infeksioni shfaqet në lindje. Nëse para kohe i ka plasur uji, nëse është nga rrugët e lindjes, këtu mund të spekulohet… nuk kemi të dhëna të tilla. Mirëpo, kur është sjellë në klinikë, tashmë ka shenja të qarta klinike biokimike të sepsës së hershme neonatale”, shpjegoi drejtoresha.

Nëna e foshnjës në rrjetet sociale ka ndarë ngjarjet pas lindjes, duke informuar se në spitalin e Prilepit personeli i ka thënë se foshnja do të trajtohet me rrezatim për shkak të verdhëzës, por më pas është dërguar në Shkup.

Siç shpjegoi Naceva Fushtiq, verdhëza është një paraqitje fiziologjike tek foshnjat. Pesëdhjetë për qind, thotë, e foshnjave kanë verdhëz edhe ajo më shpesh është në kufijtë fiziologjikë.