Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka dhënë informacione në lidhje me zhvillimet e fundit rreth nisjes së punimeve për pjesën e dytë të autostradës Shkup – Bllacë r, transmeton Portalb.mk.
“Pritet që këtë javë të ketë informacion kthyes dhe që puna në terren të fillojë këtë muaj ose në fillim të muajit të ardhshëm. Buxheti i përgjithshëm është 215 milionë euro, gjithashtu nga BERZH-i”, deklaroi Mickoski.
Ai tregoi se është përzgjedhur një ofertues, për të cilin ka një ankesë, ankesë e cila është refuzuar në shkallën e parë, por pritet epilog edhe nga shkalla e dytë.
Ndryshe, pjesa e dhjetë kilometrave të ardhshëm në autostradën Shkup – Bllacë pritet të fillojë në pjesën e parë të vitit 2022, kishte premtuar drejtori i atëhershëm i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi.
Ndonëse u paralajmërua se punimet për autostradën Shkup-Bllacë do të nisin në fund të dhjetorit të vitit 2025, megjithatë kjo nuk ndodhi. Punimet nuk kanë nisur, jo për shkak kushteve klimatike, por siç sqarojnë nga kabineti i zëvendësministres Kaltrina Zekolli – Shaqiri, arsyet e vonesës janë procedurat burokratike të institucionit financiar dhe periudhës së festave të fundvitit.
- LEXO: Akoma nuk dihet kur do të vazhdojnë punimet në autostradën Shkup – Bllacë
- LEXO: Punimet në autostradën Shkup-Bllacë shtyhen përsëri për shkak të procedurave burokratike
- LEXO: Nikolloski i publikoi kompanitë që kanë blerë parcelat ku kalon traseja e autostradës Shkup – Bllacë
- LEXO: Në pjesën e parë të këtij viti pritet të fillojnë 10 kilometrat tjerë të rrugës Shkup-Bllacë, premtoi Rustemi