Artisti Jakup Ferri u përzgjodh të qëndrojë në “Art Explora” në Paris
Artisti i mirënjohur shqiptar Jakup Ferri është përzgjedhur për një qëndrim tremujor në “Art Explora-Cité internationale des arts” në Paris, transmeton Portalb.mk.
Ai për Portalb.mk tha se ndjehet i nderuar që do të jetë pjesë e këtij aktiviteti, ku do të mund të zhvillojë krijimtarinë e tij.
“Jam thellësisht i nderuar që jam përzgjedhur për një rezidencë tre-mujore në Art Explora në Paris, qëndrimi im aty do te jetë përgjatë muajve mars, prill dhe maj. Hulumtimet dhe interesimi im përgjatë këtyre muajve do të jetë kryesisht historia e tekstilit në artin modern dhe piktura. “Art Explora” është një rezidencë artistike e nisur në vitin 2021, programi u jep artistëve nga e gjithë bota mundësinë për të zhvilluar punën e tyre kërkimore dhe krijuese në zemër të Parisit, në ndërlidhje me skenën artistike dhe profesionale franceze”, tha Ferri.

Jakup Ferri ka lindur në vitin 1981 në Prishtinë, Kosovë. Ai punon dhe jeton midis Amsterdamit dhe Prishtinës. Ferri përfaqësoi Kosovën në Bienalen e Venecias në vitin 2022.
Puna e tij është shfaqur në shumë institucione, duke përfshirë Bienalen Hareëood, Leeds, Angli (2024), Muzeu Ludwig Budapest, Hungari (2024), Kunstmuseum Luzern, Zvicër (2023), Manifesta14 Prishtinë, Kosovë (2022) etj.
