Arti nuk njeh kufij, “Othello” vazhdon të sjellë teatër në Gostivar

Në Gostivar vazhdon të mbahet edicioni i nëntë i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrove “Othello”. Gjatë këtyre ditëve, publiku pati rastin të përjetojë net teatri të pasura me interpretime të jashtëzakonshme, premiera dhe energji artistike që festojnë forcën dhe bukurinë e artit pa kufij, shkruan Portalb.mk.

Të hënën siparin e këtij edicioni e hapi Teatri i Prishtinës me shfaqjen “Streha e Nemun”, nën regji të Ilir Bokshit. Duke vazhduar mbrëmë në natën e dytë me shfaqjen “Të dehurit”-NUCK Aco Shopov, Shtip-Maqedonia e Veriut nën rëgji të Dejan Projkovski.

Foto nga shfaqja “Të dehurit”. Foto: Festivali i Teatrove Othello (Facebook)

Foto nga shfaqja “Të dehurit”. Foto: Festivali i Teatrove Othello (Facebook)

Sonte në natën e tretë do të shfaqet vepra “Gartë e Luftës”- Athinë Greqi. Ndërkaq nesër do të shfaqet shfaqja “Marta Verina”-Teatri Popullor Maqedonas- Shkup.

Festivali ndërkombëtar i Teatrove “Othello” vazhdon të mbetet një prej ngjarjeve më të rëndësishme kulturore në vend, duke sjellë art, emocion dhe bashkim përmes skenës. Çdo edicion sjell aktorë e trupa teatrore nga vende të ndryshme, që me talentin dhe pasionin e tyre e kthejnë Gostivarin në qendër të jetës kulturore.

“Othello” dëshmon se arti nuk ka kufij-ai bashkon gjuhë, kultura dhe njerëz rreth vlerave universale të teatrit.

Foto nga shfaqja “Të dehurit”. Foto: Festivali i Teatrove Othello (Facebook)