Arsovska: Më kanë kërcënuar me jetë  

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska ka njoftuar se ajo dhe familja e saj janë kërcënuar me jetë, pasi në Komunën e Aerodromit, disa persona u kapën duke u angazhuar në aktivitete të paligjshme të shfrytëzimit të paligjshëm të shtratit të lumit Vardar, nga një kompani që nuk ka asnjë licencë, raport, leje dhe miratim për punën e saj ose për mekanizimin me të cilin ata kryejnë këto krime kundër natyrës, të cilat potencialisht paraqesin rrezik për shëndetin e qytetarëve, transmeton Portalb.mk

Ajo ka kërkuar nga ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkoski që ta shqyrtojnë këtë rast.

“Konsiderojeni si kallëzim kundër personit Qamil Osmanoviq dhe bashkëpunëtorëve të tij, të cilët bënë kërcënime për jetën time dhe jetën e familjes sime para dëshmitarëve, për të cilën do të paraqes zyrtarisht kallëzim te ju”, njoftoi Arsovska. 

Ajo njoftoi se Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Ministria e Brendshme dhe të gjitha institucionet kompetente janë njoftuar për rastin, ndërsa kërkoi që të merren veprime.