ARM nuk iu përgjigj pozitivisht kërkesës së fundit të Ukrainës për ndihmë të re ushtarake

Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska sot informoi se Armata e Maqedonisë nuk ka mundur t’i përgjigjet pozitivisht kërkesës së re të Ukrainës për ndihmë ushtarake, transmeton Portalb.mk.

Sipas qëndrimit të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë sonë, fatkeqësisht kësaj radhe nuk mund të japim përgjigje pozitive, sepse bëhet fjalë për pajisje që janë pjesë e formacionit tonë, përkatësisht e nevojës së ushtrisë maqedonase, informoi ministrja Petrovska.

Ushtria maqedonase i ka dhuruar dy herë pajisje ushtarake Ukrainës, e cila kufton kundër Rusisë që nga shkurti i vitit 2022. Shumica e pajisjeve të dhuruara në Ukrainë ishin të vjetruara dhe ushtria maqedonase nuk e përdorte.

Rreth muajit tetor të këtij viti u dorëzua listë e re për ndihmën e re ushtarake për Ukrainën, e cila qe objekt analize në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë.

“Ata kanë nevojë për të gjitha llojet e armatimeve, sepse në varësi të planeve të tyre për kryerjen e operacioneve tokësore dhe ujore, ata kërkojnë nga ne një lloj pajisjeje të tillë”, tha atëkohë ministrja.

Rikujtojmë se deri më tani Ministria e Mbrojtjes ka konfirmuar se Ukrainës i janë dhuruar tanke, pajisje ushtarake, si dhe 12 helikopterë Mi-24.