Robert Kennedy Jr, një aktivist mjedisor si dhe kundër vaksinave, do të drejtojë departamentin e shëndetësisë në administratën e re të Donald Trump. Kennedy hyri në fushatën presidenciale si një kandidat i pavarur, por u tërhoq në gusht dhe i dha mbështetje Trumpit, transmeton CNN.
“Siguria dhe shëndeti i të gjithë amerikanëve është puna më e rëndësishme për çdo administratë dhe Departamenti i Shëndetësisë do të luajë një rol të madh për të siguruar që të gjithë të mbrohen nga kimikatet e dëmshme, ndotësit, pesticidet, farmaceutikët dhe aditivët ushqimorë që po kontribuojnë në kriza e madhe shëndetësore e vendit”, ka shkruar Trump në rrjetet sociale.
Kjo ministri mbikëqyr Administratën e Ushqimit dhe Barnave, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Institutin Kombëtar të Shëndetësisë dhe programe të gjera që ofrojnë sigurime shëndetësore për të varfërit, mbi 65 vjeç dhe invalidët.
Kennedy, i cili është djali i Robert Kennedy dhe nipi i John F. Kennedy, ka treguar ditët e fundit se prioritetet e tij përfshijnë adresimin e “epidemisë së kushteve kronike” si obeziteti, diabeti dhe autizmi dhe reduktimi i kimikateve në ushqim. Ai njoftoi se do të pushojë nga puna 18,000 punonjës në Administratën e Ushqimit dhe Barnave.
Kennedy është kritikuar për pretendime të rreme, të tilla si se vaksinat shkaktojnë autizëm. Ai mohon të jetë anti-vakser, por mbron testimin më të rreptë të vaksinave.