Anisija Ugrinovska: Autoritetet kanë vesh për problemet e të rinjve, por nuk veprojnë

Funksionaliteti i një vendi shihet nga ajo se sa të kënaqur janë të rinjtë, për fat të keq kjo përditshmëri gjithnjë e më pak mund të vihet re në Maqedoni, ndërsa fajtori kryesor është mungesa e risive për të cilat kanë nevojë të rinjtë. Një nga problemet kryesore të këtij vendi është emigrimi i të rinjve, i cili me sa duket assesi të largohet nga toka maqedonase dhe po bëhet një përditshmëri që nuk mund të zhduket me ndryshime të thjeshta. Por pakënaqësia tek të rinjtë nuk po shuhet. Jeta e pavarur nga prindërit në vendin tonë është një luks, ndërsa ndryshimet e varfra nga ana e Qeverisë shkaktojnë pakënaqësi dhe paketim të valixheve me biletë në një drejtim, raporton  Portalb.mk.

Aktivistja e re Anisija Ugrinovska është decide se ndryshimet duhet të ndodhin sepse kjo është zgjidhja e vetme. Pavarësisht motit tejet të nxehtë ajo iu përgjigj pyetjeve për të cilat duhet të rikujtohen dhe të reagojnë autoritetet.

Në temën “Të rinjtë brenda apo jashtë vendit?” Anisija padyshim se kishte një qëndrim konciz lidhur me atë se çfarë duhet të ndryshojë që të rinjtë të jenë të kënaqur dhe të mos kërkojnë një jetë më të mirë jashtë kufijve. Si delegate e re dhe themeluese e ODAS – organizatë për nxënës të shkollave të mesme dhe studentë, ajo thotë se është e shqetësuar për të ardhmen e të rinjve që çdo ditë po largohen për shkak të kushteve të këqija për rininë.

“Për mendimin tim, është tejet e rëndësishme që të bëhen politika efektive për të rinjtë dhe hapa të duhur kur bëhet fjalë për emigracionin. Viteve të fundit ka një largim të madh të të rinjve jashtë vendit. Çdo vit dëgjojmë për mijëra të rinj që kanë shkuar për të studiuar në Slloveni, si dhe për mjekë të rinj që kanë shkuar për të punuar jashtë vendit. Atmosfera është bërë e tillë që nuk duhet të lejojmë që kjo gjë të vazhdojë me këtë intensitet. E rëndësishme është që autoritetet kompetente të ofrojnë kushte që të rinjtë të qëndrojnë këtu. Eventualisht një mënyrë për ta lehtësuar mundësinë për të qëndruar këtu është që të ndryshohet diçka” thotë Ugrinovska.

Foto: Meta.mk
Foto nga intervista 

Ku qëndron problemi?

Animoziteti i të rinjve ndaj angazhimit dhe punës bëhet një filxhan kafe e mëngjesit, ndërsa mungesa e tërheqjes ndaj krijimtarisë e vret potencialin për ndryshim. Një klimë e tillë shkakton vetëm pasivitet i cili shoqërohet nga ankthi dhe depresioni. Sipas hulumtimeve të mendimit publik pjesa më e madhe e të rinjve në Maqedoni ose duan të punojnë në administratën publike, ose kanë plan të largohen nga vendi. Sipas këtij hulumtimi të rinjtë janë apatikë dhe të painteresuar për aktivizmin qytetar. Anisija thotë se vala e emigrimit nga viti në vit po rritet. Dëshira për kushte më të mira studimi si dhe punë më të paguara që ofrohen nga vendet e tjera janë një nga arsyet kryesore. Ndërsa puna në administratën publike është vetëm një nga opsionet e punës në kuptimin e asaj që të përkasin diku, Madje edhe vetë punësimi i të rinjve këtu e shpjegon këtë. Sipas saj, problemi mund të tejkalohet, ndërsa ajo thotë edhe se ka një zgjidhje për të.

Siç thekson ajo, duhet të ndërmerren masa që të rinjtë ta sigurojnë më lehtë strehimin, të përmirësohet shkollimi i tyre, të lehtësohet procesi i regjistrimit të semestrave, të prezantohet digjitalizimi në të gjitha fushat dhe shëndetësia të bëhet më e aksesueshme dhe më cilësore.

Ajo beson se krijimi i Ministrisë së Rinisë është një reformë e mirë sepse do të thotë që të rinjtë do të kenë një institucion të veçantë që duhet të punojë për ta.

“Të rinjtë nuk duhen harruar, sepse ata janë qendra”, thotë Anisija.

Aktivitetet e Organizatës ODAS

Anisija së bashku me disa bashkëmendimtarë dhe bashkëmoshatarë të tjerë është një nga themeluesit e organizatës ODAS për nxënës të shkollave të mesme dhe studentë. Qëllimi i tyre është që t’i ndihmojnë të rinjtë të bëhen nxënës të përkushtuar, qytetarë të përgjegjshëm dhe liderë të ardhshëm. Organizata ekziston pothuajse katër vjet, ndërsa aktivitetet e saj karakterizohen nga një qasje kreative. Si aktivitet karakteristik Ugrinovska e theksoi një nga projektet e tyre të financuar nga Bashkimi Evropian, në të cilin kanë analizuar 27 ligje, akte nënligjore dhe dokumente strategjike për të rinjtë në vend.

“Synimi ynë ishin ligjet për të rinjtë deri në moshën 29 vjeçare dhe vizioni ynë ishte njohja e të rinjve me to, por edhe rritja e edukimit ligjor, si dhe njohja e tyre me strategjitë e Qeverisë për ta”, thotë Ugrinovska.

Foto: ODAS organizata për dialog dhe afirmim të nxënësve të shkollave të mesme dhe studentëve
Foto: ODAS organizata për dialog dhe afirmim të nxënësve të shkollave të mesme dhe studentëve

Ajo mendon se ky lloj aktiviteti është i domosdoshëm që të rinjtë të bëhen më aktivë, por edhe më të vetëdijshëm për ligjet dhe të drejtat që i përfshijnë. Për më tepër, projekti aktual në të cilin ata po punojnë, që mbështetet nga Fondacioni Westminster dhe Ambasada Britanike, është i ngjashëm me atë të mëparshmin. Megjithatë, ajo nuk zbuloi shumë detaje.

“Nuk mund të them shumë, por ajo që mund të ndaj me ju është se ka të bëjë me vullnetarizmin, pra njohjen e vullnetarizmit si përvojë pune. Bëhet fjalë për punësimin e të rinjve, ndërsa përvoja nga vullnetarizmi nuk merret gjithmonë parasysh nga ata që punësojnë”, thotë Anisija.

Aktivizmi i autoriteteve për të rinjtë

Aktivizmi i saj është i mbushur me prezantime dhe fjalime të shumta publike. Dy vite më parë në një nga fjalimet e saj ajo u dërgoi një mesazh të qartë autoriteteve:

“JU JETONI NË KOHËN E GJENERATËS TONË, NDËRSA GJENERATA JONË JETON NË KOHËN E VENDIMEVE TUAJA, PRANDAJ JINI NË HAP ME GJENERATËN”.

Sipas saj kjo këshillë dëgjohet vetëm pjesërisht. “Të gjithë ata që janë kompetentë dhe të gjithë ata që e kanë fuqinë për të bërë ndryshim duhet të dëgjojnë. Se sa dëgjojnë mund të shihnim gjatë këtyre viteve, a mund ta shihja këtë edhe unë gjatë këtyre pesë viteve të aktivizmit tim. Mund të shihej se edhe pse ekzistonte vesh për problemet e të rinjve, gjithçka mbeti me kaq. I dëgjojmë të rinjtë, gjithçka është mirë, por ku është aksioni, ku është veprimi, ku janë aktivitetet. Është e nevojshme që ajo që dëgjohet nga të rinjtë të inkorporohet në politikën shtetërore dhe me të vërtetë të institucionalizohet dhe zbatohet”.

Anisija ishte konkrete se përveç që nuk ka vesh, mungojnë veprime dhe vepra që mbase mund të bëjnë ndryshime reale dhe vendimtare. Ajo u dërgoi një mesazh të rinjve që të jenë të zëshëm dhe të kërkojnë ndryshime nga autoritetet, ndërsa autoriteteve u theksoi se duhet t’i dëgjojnë nevojat e të rinjve dhe të jenë gjithmonë në anën e tyre.

Veprimi i aktivistëve të rinj është një domosdoshmëri për të ngritur shumë pyetje dhe për të marrë përgjigje dhe zgjidhje për to. Vetëm në këtë mënyrë mund të shihet ndryshimi, ndërsa mosveprimi dhe ankesat se asgjë nuk po ndodh dhe nuk po ndryshon vetëm sa do të ngadalësojnë procesin e ndryshimeve që janë të nevojshme për të ecur përpara.