Analizë: Sulmi digjital ndaj Ballkanit: manipulimi i informacionit i huaj, mjet kryesor për të shtrembëruar zgjedhjet

Viti 2024, me mbi 65 zgjedhje në mbarë botën, ka qenë një test historik për demokracinë globale, duke nxjerrë në pah sfidën në rritje të dezinformimit anti-demokratik dhe ndikimit malinj të huaj që synojnë të shtrembërojnë proceset zgjedhore. Ballkani Perëndimor nuk bën përjashtim. Kështu thuhet në analizën në të re gjeopolitike të rrjetit Anti-Disinfo me titull “Nga fermat e botëve te kutitë e votimit: Sulmi digjital ndaj zgjedhjeve dhe demokracisë në Ballkan“, njofton Portalb.mk.

Analiza thekson se, megjithëse rajoni ka bërë përparime në eliminimin e parregullsive të rënda zgjedhore që nga shpërbërja e Jugosllavisë, manipulimi i informacionit është shndërruar në mjetin më të fuqishëm për të ndikuar te opinioni publik, si nga aktorët vendas, ashtu edhe nga ata të huaj.

Supernarrativat Anti-Perëndimore dhe dobësitë institucionale

Analiza e hulumtuesve rajonalë dhe organizatave kundër dezinformimit identifikon se si dezinformimi po e minon integritetin zgjedhor, duke synuar erozionin e besimit te institucionet, diskreditimin e aktorëve pro-reformave dhe dekurajimin e pjesëmarrjes dhe aktivizimit qytetar

Edhe pse secili vend i Ballkanit Perëndimor e ka dinamikën e vet unike, rajoni është i ekspozuar ndaj “supernarrativave” të përbashkëta. Ata janë kryesisht anti-perëndimore dhe anti-demokratike, të cilat shpërndahen në mënyrë strategjike për të dobësuar sistemet demokratike dhe për t’i orientuar shoqëritë drejt modeleve autokratike.

Asnjë mekanizëm efektiv kundër kërcënimeve hibride

Pavarësisht se të gjashtë qeveritë e Ballkanit Perëndimor e kanë shpallur integrimin në BE si qëllim strategjik, asnjëra prej tyre nuk ka krijuar mekanizma efektivë për të mbrojtur zgjedhjet nga manipulimi i informacionit të huaj apo kërcënimet hibride.

Dobësitë kyçe që krijojnë një mjedis të favorshëm për manipulim janë: Rregullimi i dobët ligjor, mediat e robëruara, niveli i ulët i alfabetizmit mediatik te qytetarët, shumëfishimi i rrjeteve të “bot-ave” apo “ushtarëve” partiakë që polarizojnë hapësirën digjitale.

Rekomandimet që i jep analiza 

Analiza thekson se zgjedhjet në Ballkanin Perëndimor mbeten shumë të ekspozuara ndaj dezinformimit. Pa reforma gjithëpërfshirëse dhe një reagim të koordinuar në të gjithë shoqërinë, rajoni rrezikon polarizim të mëtejshëm, rënie të besimit të qytetarëve dhe hapa prapa në rrugëtimin e tij euroatlantik.

Përfundimi i thjeshtë është se mbrojtja e integritetit zgjedhor kërkon një përgjigje të menjëhershme, duke përfshirë forcimin e legjislacionit dhe rritjen e rezistencës së shoqërisë ndaj ndërhyrjeve malinje.

Analizën e plotë e gjeni në këtë LINK.