Ambasadori i Qipros në Serbi: Qëndrimi ynë për mosnjohjen e Kosovës është parimor dhe konsistent

Ambasadori i Qipros në Serbi, Dimitrios Teofilaktu ka deklaruar se qëndrimi i vendit të tij për mosnjohjen e Kosovës është siç tha ai “parimor dhe konsistent”.

“Qëndrimi ynë për mosnjohjen e Kosovës është parimor dhe konsistent dhe jo vetëm sepse kemi një problem të ngjashëm. Për të qenë të besueshëm, duhet të udhëhiqemi nga qëndrime konsistente dhe parimore, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”, ka theksuar ai në një intervistë për të përdithsmen beogradase “Politika”, në përfundim të mandatit të tij diplomatik në Beograd, transmeton Klankosova.tv.

Sipas tij, marrëdhëniet mes Qipros dhe Serbisë janë tradicionalisht të forta, transmeton Klankosova.tv.