Një 44 vjeçare ndërroi jetë pas aksidentit në një rrugë magjistrale në Maqedoninë e Veriut

Policia e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar që si rezultat i një aksidenti ndërmjet një automjeti dhe motoçikletës, ka ndërruar jetë 44 vjeçarja nga Vinica. Vdekjen e konstatoi Ndihma e shpejtë mjekësore, transmeton Portalb.mk.

“Në rrugën magjistrale A4 ndërmjet Strumicës dhe Radovishit, te fshati Vladevski, ka ndodhur një aksident rrugor ndërmjet automjeti me udhëtarë “Shevrolet Spark” me tabela të Strumicës dhe motoçikletës “Kavasaki” me tabela të Koçanit”, raportoi Policia.

Vozitës në automjet ishte 18 vjeçari V.T. nga Strumica, ndërsa motoçikleta nga 58 vjeçari S.K. nga Koçani, në të cilën ishte bashkudhëtare edhe viktima 44  vjeçarja R.K., ndërkohë ngasësi 58 vjeçar mori lëndime të rënda trupore.