Ambasada Britanike në Shkup festoi kurorëzimin e mbretit Charles III
Kurorëzimi i mbretit Charles III u shënua edhe në Ambasadën Britanike në Shkup, ku u mirëpriën mysafirë në rezidencën britanike ku u ndoq ceremonia, transmeton Portalb.mk.
Ambasadori britanik Matthew Lawson mirëpriti zyrtarët e qeverisë, shtetasit britanikë, të rinjtë, shoqërinë civile dhe ambientalistët nga Maqedonia e Veriut për të parë kurorëzimin që pasqyroi Mbretërinë e Bashkuar moderne, të larmishme, shumëfetare dhe promovoi temat e rinisë, komunitetit, diversitetit dhe qëndrueshmërisë.
“Duke festuar 30 vjet të marrëdhënieve dypalëshe midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Maqedonisë së Veriut, dëshirojmë të falënderojmë partnerët tanë të ngushtë, aleatët dhe miqtë në Maqedoninë e Veriut për kontributin e tyre në marrëdhëniet e vazhdueshme të forta midis vendeve tona”, thanë nga Ambasada Britanike në Shkup.
Mbreti Charles III u kurorëzua si mbret sot në Westminster Abbey përmes ceremonisë solemne. Gruaja e tij, Camila u shpall mbretëreshë.