Albin Pajaziti nga Tetova u shpall kampion shtetëror në kickboks
Kickbokseri nga Tetova, Albin Pajaziti së fundmi triumfoi në Kampionatin Shtetëror WAKO në kickboks ku marrin pjesë sportistë nga e gjithë Maqedonia e Veriut, raporton Portalb.mk.
Në një deklaratë për Portalb, Pajaziti tha se në javën e fundit të regjistrimeve, nuk u regjistrua asnjë kundërshtar në kategorinë K1 -91 kg, ndërsa të gjithë kickboksierët e peshës -91 kg u regjistruan në disiplinën Lowkick.
“Në konsultim me trajnerin, vendosa të mos e marr titullin pa luftë, por të sfidoj kundërshtarët dhe të dëshmoj veten në ring. Për këtë arsye ndryshova disiplinën nga K1 në Lowkick, edhe pse arma ime më e fortë janë goditjet me gju, të cilat lejohen në K1, por jo në Lowkick”, tha Pajaziti.
Pas transferimit në Lowkick -91 kg, fillimisht kishte pesë garues, ndërsa deri në ditën e ndeshjes, dy prej tyre u tërhoqën dhe mbetën tre sportistë në kategori.
“Sipas shortit të hedhur nga federata, në gjysmëfinale u përballa me një kickboksier nga Kriva Pallanka, ndërsa sportisti i tretë nga Shkupi kaloi direkt në finale. Gjysmëfinalen e fitova bindshëm me dominim të plotë”, tha Pajaziti.
Me këtë fitore, ai u shpall kampion shtetëror në disiplinën Lowkick -91 kg për vitin 2026.

Kujtojmë se Pajaziti në ë vitin 2025 duke përfaqësuar klubin KBK DINO u shpall kampion shtetëror në disiplinën K1 +91 kg, në atë kategori kundërshtari i tij e dorëzoi luftën në ring dhe ai u shpall automatikisht kampion.