Aktori Refet Abazi e fitoi çmimin shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit”

Refet Abazi është fituesi i çmimit shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit” për këtë vit në fushën e artit dhe kulturës. Në sferën e arsimit dhe edukimit çmimi iu nda Maja Bojaxhievskës kurse në fotografi Mirosllav Masin dhe shkrimtari Millovan Stevanofski. Çmimet u ndanë sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga kryetari i këshillit Tomislav Osmanli. transmeton Portalb.mk.

Refet Abazi ka fituar çmimin shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit”, për kontributin e dhënë në artin dramatik, si aktor por edhe profesor në Fakultetin e Artit Dramatik në Shkup.

Aktori Refet Abazi për Portalb.mk tha se ndjehet i gëzuar, që gjithë atë energji dhe emocion që e ka investuar, me këtë çmim vërtetohet se ka zënë vend diku dhe është vlerësuar.

“Vërtet është privilegj, ne që veprojmë në skenë e dimë që duartrokitjet janë gjëja më e pastër që ndodhë gjatë procesit të krijimit të artit skenik, pasi ajo nuk mund të korruptohet, nuk mund të blihet. Durtrokitja duhet të meritohet, pra duhet provokua, para se të ndodhë duartrokitja, paraprakisht duhet që të ndodhë diçka e pastër e sinqert, siç themi ne magjia në skenë e cila e provokon duartrokitjen. Ky çmim për mua është një lloj duartrokitje për gjithë veprimtarinë timë që kam dhënë edhe në sferën e aktrimit, por edhe në shkrimin e romanet që kam sjell dhe në shkrimin e dramave, dhe ndjehem i gëzuar që gjithë atë engrgji dhe emocion që unë e kam investuar, me këtë çmim vërtetohet se ka zënë vend diku dhe është vlerësuar”, tha Abazi.

Kujtojmë që gjatë këtij viti profesori Refet Abazi është dekoruar edhe me“Urdhrin për Merita Shtetërore” nga ish presidenti Stevo Pendarovski.

Aktori Refet Abazi fiues i çmimit shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit”. Foto: Portalb.mk
Aktori Refet Abazi fiues i çmimit shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit”. Foto: Portalb.mk

Maja Bojaxhievska foli në emër të gjithë fituesve.

“Edukimi është pasaport drejt ardhmërisë, edukimi është arma më e fortë e cila mund të shfrytzohet për ndryshimin e botës. Dituria është e fuqishme. Baza e secilit shtet është edukimi i rinisë. Edukimi është çels me të cilën hapet dera e lirisë”, tha Maja Bojaxhievska.

Pamje nga ndarja e çmimit shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit”. Foto: Portalb.mk
Pamje nga ndarja e çmimit shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit”. Foto: Portalb.mk

Festën “Shën. Klimenti i Ohrit” në emër të deputetëve dhe në e tij e uroi edhe kryetari i Kuvendit Afrim Gashi.

“Interpretimet e Shën. Klimentit “të uriturin ta ushqesh, të eturit t’i japësh ujë dhe të zhveshurin ta veshësh, presbiterët t’i respektosh…” edhe sot janë gdhendur thellë në çdo ditë, në çdo veprim dhe çdo synimin tonë që të bëjmë mirësi. Në këtë festë të madhe t’u rikthehemi thelbit, themeleve të njerëzimit dhe ta shpërhapim mirësinë, të bashkuar të ecim drejt vlerave të cilat i ka predikuar Shën. Klimenti”, ka thënë Gashi.

Ndërkaq presidentja Gordana Siljanovska-Davkova ka thënë se dita e sotme është një rast për të kujtuar ndoshta veprën më të madhe të Sh[n Klementit,- ngritjen shpirtërore dhe etike të njerëzve.

“Por festa e sotme është edhe një rast për të kujtuar se nuk duhet të presim të vijë një shenjtor i ri Kliment sepse ai jeton në ne. Ne duhet të zgjojmë Shën Klementin në secilin prej nesh”, ka thënë SiljanovskaDavkova.

Për shkak të festës së “Shën Klimentit të Ohrit” nesër është ditë jo pune në RMV.