Aktive katër zjarre në territorin e RMV-së

Qendra për Menaxhim me Kriza është e gatshme për stuhinë e cila paralajmërohet. Por, ndërkohë po lufton me katër zjarre të reja serioze të cilët shpërthyen pasditen e sotme, shkruan Telma, njofton Portalb.

Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer në afërsi të Dojranit. Ekziston rrezik për përhapje të shpejtë të tij për shkak të erës. Në shuarjen e tij janë aktivizuar edhe dy helikopterë të policisë.

Zjarr ka edhe afër Demir Hisarit ku ekziston rrezik që nga zjarri të përfshihet edhe pylli cilësor. Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në këtë terren po vepron edhe me aeroplan.

Zjarr ka edhe në fshatin Krapa.