RMV, reshje të rrëmbyeshme shiu, erë e fuqishme dhe bubullima kapluan luginën e Shkupit

Reshje të rrëmbyeshme shiu, erë e fuqishme dhe bubullima pasditen e sotme kapluan Shkupin dhe luginën e Shkupit, njofton Portalb.

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) paralajmëron se moti i keq me reshje intensive shiu për periudhë të shkurtër, erë të fuqishme, shkarkime më intensive elektrike dhe kushte për breshër do të ketë edhe në orët e mbrëmjes.

Është e mundur, siç thonë nga DPHM-ja, që të vijë deri në derdhje të mëdha të lumenjve, të cilët mund të shkaktojnë probleme lokale si në bregdet, ashtu edhe në infrastrukturën rrugore. Në disa vende është e mundur paraqitje edhe e rrëshqitje e dheut dhe gurëve.

Nga DPHM-ja rekomandojnë lëvizje të kujdesshme, posaçërisht përreth lumenjve, për shkak të paraqitjes së mundshme të ujërave të rrezikshme dhe rrëshiqtjeve të dheut.