Aksident i rëndë trafiku në Serbi mes një autobusi dhe një veture, ka të vdekur dhe mbi 20 të lënduar (Video)

Drejtuesi i një automjetipasagjerësh ka humbur jetën sot në mëngjes në një përplasje me një autobus afër Mlladenovcit, Serbi dhe 30 persona janë sjellë në qendrën emergjente, transmeton Tanjug.

Përplasja e drejtpërdrejtë mes autobusit dhe veturës së terrenit ka ndodhur rreth orës 5:40 në rrugën Mali Vatrevc – Mlladenovc afër pikëpagesës, ndërsa në aksident kanë marrë pjesë edhe një xhip dhe një autobus i linjës 493.

Të plagosurit janë transportuar në qendrën emergjente me autoambulanca dhe makina private.

Shumica e pasagjerëve kanë lëndime të lehta.

Hetimi është në vazhdim.

Ministri i Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës, Goran Veshiq, në një paraqitje në TV Prva, theksoi se ka marrë informacione se ka ndodhur një aksident trafiku, por se shkaku ende nuk dihet.