Agim Berisha u largua nga pozita e drejtorit, në krye në Spitalit të Tetovës erdhi Erzen Elezi 

Derisa mediat raportojnë se është shkarkuar drejtori i Spitalit të Tetovës, Agim Berisha, Ministria e Shëndetësisë thotë se kjo është bërë me marrëveshje, dhe në vend të tij është emëruar Erzen Elezi, shkruan Portalb.mk. 

Agim Berisha është larguar nga pozita e drejtorit të Spitalit të Tetovës pak para se të mbushë një vit në këtë detyrë, e cila u karakterizua nga tenderët e ndarë për familjarët, një sërë mosfunksionimesh në spital dhe protestat e personelit mjekësor për vendime. 

Në vend të tij është emëruar Erzen Elezi. 

“Ky është një proces i vazhdueshëm, me marrëveshje të ndërsjellë kemi një ndryshim në ushtruesin e detyrës së drejtorit të spitalit në Tetovë, Agim Berisha. Në vend të tij është emëruar Erzen Elezi”, thanë nga Ministria e Shëndetësisë për Portalb.mk. 

Drejtorët e Spitalit të Tetovës viteve të fundit janë ndryshuar shumë shpesh për shkak lëvizjeve politike, skandaleve dhe tragjedive në spital.

Para Agim Berishës, drejtor ishin Shpresim Ferati, Ilir Demiri, Pëllumb Vela, Amir Elezi, Florin Besimi