Afër 16 mijë kundërvajtje u regjistruan në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit janar
Në muajin janar në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 15 943 kundërvajtje në komunikacion nga automjetet, ashtu që 3 683 janë për tejkalim të shpejtësisë, transmeton Portalb.mk.
“Në muajin janar 15,943 shkelje në trafik, janë privuar nga liria 74 persona për drejtim të pakujdesshëm të mjetit motorik në përputhje me nenin 297-a të Kodit Penal”, raportoi Policia e Maqedonisë së Veriut, ashtu që 4 233 ishin për parking të parregullt, ndërsa 1 611 ishin pa patentë shofer.
Në këtë periudhë, 74 persona janë arrestuar për ngasje të veturës në mënyrë të pakujdesshme, ashtu që 67 ishin nën ndikim të alkoolit.
“Në përputhje me Ligjin për Automjetet, u mënjanuan nga trafiku 310 automjete për shkak se ishin të paregjistruara, dhe 141 për shkak të parregullsive teknike”, raportoi Policia e Maqedonisë së Veriut.
“Qyteti i Sigurt” nisi dje në zonën e qyteteve të Shkupit, Kumanovës dhe Tetovës, si dhe në Korridoret 8 dhe 10, por me prag tolerance më të lartë, në mënyrë që shoferët të përshtaten gradualisht me metodën e re të kontrollit. Në vend të 10 përqindëshit të zakonshëm, në muajt e parë do të zbatohet një tolerancë prej 15 përqind mbi kufirin e shpejtësisë.
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, raportoi që në ditën e parë kur “Qyteti i Sigurt” filloi zyrtarisht të funksionojë, u regjistruan rreth 500 shkelje.