Actor Awards 2026 shpalli nominimet, Netflix do të transmetojë ceremoninë e ndarjes së çmimeve

Nominimet për Actor Awards 2026 (ish-SAG Awards) janë shpallur zyrtarisht. Këtë vit ceremonia vjen me një identitet të ri, duke u quajtur Actor Awards, si pjesë e përpjekjes për ta lidhur edhe më shumë eventin me statujën simbolike dhe sindikatën e aktorëve që e organizon këtë ngjarje, shkruan Portalb.mk.

Shpallja e nominimeve u bë gjatë një transmetimi online në kanalin zyrtar të Netflix në YouTube, ku prezantues ishin Janelle James, aktore e serialit “Abbott Elementary”, dhe Connor Storrie nga “Heated Rivalry”. Organizatorët kanë bërë të ditur se riemërtimi synon të vendosë në qendër aktorët dhe performancat më të spikatura në film dhe televizion.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të transmetohet live në Netflix më 1 mars, në orën 20:00, ndërsa ende nuk është zbuluar se kush do ta drejtojë mbrëmjen si moderator.

Ndërkohë, një nga emrat më të mëdhenj të kinemasë, Harrison Ford, do të nderohet me Çmimin për Arritje Jetësore, për kontributin e tij të jashtëzakonshëm dhe karrierën e gjatë në film.

Nominimet kryesore për film:

Aktori më i mirë në rol kryesor

  • Timothée Chalamet-Marty Supreme
  • Leonardo DiCaprio-One Battle After Another
  • Ethan Hawke-Blue Moon
  • Michael B. Jordan-Sinners
  • Jesse Plemons-Bugonia

Aktorja më e mirë në rol kryesor

  • Jessie Buckley-Hamnet
  • Rose Byrne-If I Had Legs I’d Kick You
  • Kate Hudson-Song Sung Blue
  • Chase Infiniti-One Battle After Another
  • Emma Stone-Bugonia
  • Kasti më i mirë në film
  • Frankenstein
  • Hamnet
  • Marty Supreme
  • One Battle After Another
  • Sinners

Nominimet kryesore për televizion:

Aktori më i mirë në serial dramatik

  • Sterling K. Brown-Paradise
  • Billy Crudup-The Morning Show
  • Walton Goggins-The White Lotus
  • Gary Oldman-Slow Horses
  • Noah Wyle-The Pitt

Aktorja më e mirë në serial dramatik

  • Britt Lower -Severance
  • Parker Posey- The White Lotus
  • Keri Russell -The Diplomat
  • Rhea Seehorn-Pluribus
  • Aimee Lou Wood-The White Lotus

Ansambli më i mirë në serial komedi

  • Abbott Elementary
  • The Bear
  • Hacks
  • Only Murders in the Building
  • The Studio
  • Çmimet për performanca aksioni (Stunt Awards)
  • Performanca më e mirë në film
  • F1
  • Frankenstein
  • Mission: Impossible – The Final Reckoning
  • One Battle After Another
  • Sinners

Performanca më e mirë në serial

  • Andor
  • The Last of Us
  • Stranger Things
  • Squid Game
  • Landman