6 Shenjat e horoskopit që gjejnë justifikim për çdo gjë

Të gjithë njohim dikë që gjen përherë një justifikim për të mos marrë pjesë në një festë apo për të mos bërë gjëra të caktuara. Ajo që shumë nuk dinë është se të tilla veprime, mund të ndikohen dhe nga shenja e horoskopit, shkruan Bordo.al.

Peshorja- Të lindurit e kësaj shenje janë ndoshta ata më të zotët ne shpikjen e arsyeve për të mos bërë dicka. Nuk e durojnë dot përballjen direkte, ndaj sajojnë mënyra për tu shmangur e justifikime, kanë plot!

Demi- Edhe pse një natyrë karizmatike, Demi ka tendencën që justifikohetpër pothuajse cdo gjë. Duhet ta pranojmë ama se kanë ide dhe për këtë nevojitet një nivel i caktuar kreativiteti.

Akrepi- Akrepi I gjen justifikimet, por zakonisht e bën ketë me vonesë dhe në një mënyrë jo fort të këndshme. Nëse e keni lënë për të dalë për shembull, mund të mungojë në takim pa ju njoftuar përpara, dhe në fund ofron një shpjegim që në fakt, duket qartë që është gënjeshtër!

Bricjapi- Dëshira më e madhe e Bricjapit është të respektohen nga personat përreth. Për ata, ndershmëria dhe drejtësia janë shumë të rëndësishme, por kur nuk arrijnë t`i mbajnë premtimet, krijojnë justifikime. Qëllimet i kanë të mira, megjithatë krijojnë zhgënjim.

Binjakët- U pëlqen ta analizojnë mirë situatën, dhe I marrin parasysh të gjitha mundësitë përpara se të dalin me një vendim. Kjo nënkupton se nëse dicka nuk I shkon për shtat, thjesht do të zgjedhin të mos paraqiten në takim, e për këtë do të nxjerrin një justifikim dramatik.

Virgjëresha- rrallëherë kanë një mënyrë të hijshme për të kërkuar ndjesë. Kanë gënjeshtra të mira në xhep aq sat ë bëjnë të pyesësh veten nëse është mashtrim, apo e vërtetë.