20 vjeçari goditi për vdekje 54 vjeçarin në autostradën Shkup – Kumanovë

54 vjeçari nga Kumanova vdiq mbrëmë si pasojë e një aksidenti në trafik ku u godit nga një 20-vjeçar nga Shkupi me vendbanim në Zvicër, njofton Portalb.mk.

Ministria e Brendshme njoftoi se aksidenti ka ndodhur në autostradën Shkup – Kumanovë.

“Me datë 18.08.2023 në ora 20:43 në SPB-Shkup është raportuar se në autostradën Shkup-Kumanovë në dalje nga Shkupi, XH.I.(20) nga Shkupi, me vendbanim në Zvicër, me një veturë me targa zvicerane ka goditur këmbësorin G.S.(54) nga fshati Pçinjë e Kumanovës, me çka e ka lënë veturën dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Nga plagët e marra këmbësori G.S. ka ndërruar jetë në vend”, njoftoi MPB.

Nga atje informuan se mjeku i Emergjencave Mjekësore vetëm ka konstatuar vdekjen e 54 vjeçarit.

Në vendin e aksidentit kontroll ka kryer ekipi i SPB Shkup.