14 palestinezë humbën jetën në sulmet e Izraelit në jug të Gazës

Të paktën 14 palestinezë humbën jetën në sulmet që ushtria izraelite kreu ndaj qytetit Rafah në jug të Rripit të Gazës, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë zyrtare palestineze WAFA, Izraeli shënjestroi shtëpitë e civilëve në lagjen Al-Nasr në veri të qytetit Rafah dhe lagjen Al-Jenine në lindje.

Në sulme kanë humbur jetën të paktën 11 palestinezë në Al-Nasr dhe 3 në Al-Jenine.

Forcat izraelite gjithashtu kryen sulm me zjarr artilerie ndaj një shkolle në lindje të Khan Younis në të cilën strehoheshin palestinezët.

Si pasojë e sulmit në shkollë u shkaktua zjarr ndërsa nuk janë dhënë informacione nëse ka patur apo jo viktima.