11 vjet burg për Faton Lurin i cili goditi për vdekje një këmbësor në bregun e Vardarit
Gjykata Themelore Penale – Shkup dënoi Faton Lurin me 11 vjet burg, i cili me motoçikletë përplasi 68-vjeçarin Jugosllav Nikollovski në një shteg për këmbësorë në Shkup, transmeton Portalb.mk.
Më 1 korrik të këtij viti, Faton Luri, duke drejtuar një motor Kawasaki pa patentë shoferi në shtegun për këmbësorë në bregun e Vardarit, përplasi Nikollovskin dhe u largua nga vendi i aksidentit.
Luri po ngiste Kawasakin pa patentë shoferi dhe pa helmetë, ndërsa pas aksidentit ai ishte në arrati për dy ditë.
I pandehuri Faton Luri u deklarua fajtor në njërën nga seancat e mëparshme për krimin e krimeve të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në trafik, dhe gjykimi vazhdon për krimin e mosdhënies së ndihmës një personi të lënduar në një aksident trafiku.