11 intelektuale nga Maqedonia do t’i bashkëngjiten “Fem- Fest 2024” që mbahet në Tiranë

“Fem- festi” është aktivitet që organizohet nga shoqata “Bashart” që udhëhiqet nga këngëtarja dhe piktorja e njohur dhe për kostumografi në teatër Iliriana Loxha Basha. 11 intelektuale nga Maqedonia janë pjesë e katalogut “Himn për veten”, njofton Portalb.mk.

Programi i Fem- Festit
Programi i Fem- Festit

Janë njëmbëdhjetë intelektuale nga Maqedonia që do të takohen me po aq gra nga Kosova dhe Shqipëria me të cilat do të ndajnë një përvojë nga jeta e tyre. Këto gra janë pjesë e katalogut ” Himn për vete” që do të mbahet më datë 7 Mars në Tiranë, në orën 17.00. Janë përzgjedhur gra nga të gjitha profesionet dhe që janë në pension, me qëllim që tu jepet një lloj kujdesi që mungon nga ana shtetërore. Për katalogun janë përkujdesur Alba Loxha, Iris Canaj dhe Xhemazije Rizvani.

Programi i Fem- Festit
Programi i Fem- Festit

Gratë pjesëmarrëse janë: aktorja  Elhame Bilalli, aktorja Silvana Bajçinovci,  profesoresha Myqereme Rusi, autorja dhe këshilltarja e arsmit Zejna Halimi, profesoresha Hyreme Gura, gjinekologia Mirie Vejseli, diplomatia Mirie Rushani, shkrimtarja Punëtorie Muça Ziba, doktoresha dhe ish e burgosura politike Teuta Ajeti Bekteshi, arsimtarja  Nurie Kadriu dhe  gazetarja Dijana Toska. Të gjitha këto gra janë marrë me aktivitete të ndryshme dhe po ashtu kanë qenë në Lidhjen e Gruas e cila ka luftuar fuqishëm për të drejtat e njeriut.

Fem – Festi zgjat nga data 4 deri 8 Mars dhe këtë vit i kushtohet kontributit të grave e vajzave në çdo fushë të jetës. Do të ketë  dhe diskutime interesante e shfaqjet teatrale.

Programi i Fem- Festit
Programi i Fem- Festit

Pjesëmarrja në panelet me të ftuar është falas. Për biletat e shfaqjeve teatrale, paguhet një shumë prej të cilave do të financohen bursa për disa vajza studente. Drejtuesja Iliriana në një shkrim publik thotë: “Nisi si dëshirë për një kontribut qytetar dhe sot është shndërruar në një dritare të rëndësishme komunikimi për diskutime me fokus barazinë dhe luftën kundër dhunës me bazë gjinore. Në 5 ditë, personalitete të jetës publike në vend do të këmbejnë përvoja dhe mendime mbi përmirësimin e kësaj drame sociale. 10 shfaqje teatrale, argëtuese, reflektuese e të mbushura plot me mesazhe të rëndësishme. Mos harroni: të ardhurat nga shitja e biletave do të përdoren për të dhuruar katër bursa studimi për art skenik, muzikë, koreografi dhe arte pamore.’’

Portalb.mk do të shënojë këtë muaj duke sjellë portretet e këtyre grave në ditët në vijim.

Ndërkohë, grogrami i Fem- Festit është i bashkëngjitur në këtët shkrim për ata që janë në Tiranë dhe dëshirojnë të marrin pjesë në këtët ngjarje që ofron aktivitete shumë të larmishme nga fusha të ndryshme.