Zoran Gerasimovski u zgjodh ushtrues detyre kryetar i Gjykatës së Apelit
Këshilli Gjyqësor në seancën e sotme zgjodhi gjyqtarin Zoran Gerasimovski ushtrues detyre të kryetarit të Gjykatës së Apelit në Shkup, pasi kryetarja e deritanishme, Meri Dika, dje u zgjodh gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese, transmeton Portalb.mk.
Për ushtrues detyre të kryetarit të Gjykatës së Apelit në Shkup ishin propozuar Tanja Mileva dhe Zoran Gerasimovski, por Këshilli vendosi që këtë funksion përkohësisht ta ushtrojë Gerasimovski.
Njëkohësisht, u mor vendim për shpalljen e konkursit për zgjedhjen e kryetarit të Gjykatës së Apelit në Shkup.
Këshilli Gjyqësor mori gjithashtu vendim për pezullimin e përkohshëm të funksionit gjyqësor të Meri Dikës, pas zgjedhjes së saj si anëtare e Gjykatës Kushtetuese.