Zjarri në fabrikën për peleta në Kavadar, ndërhyrja ka zgjatur deri në orët e para të mëngjesit

Një zjarr i madh ka rënë gjatë natës në fabrikën për ambalazhe druri dhe peleta “Nikom” në Kavadar. Kryetari i Komunës së Kavadarit, Mitko Jançev thotë se zjarri është lokalizuar në orën 1:30 të mëngjesit, transmeton Portalb.mk.

Ndërhynë njësitet zjarrfikëse nga Kavadari, me ekipe të Komunalecit, Odës së pylltarisë “Bor dhe ekipe nga Velesi dhe Negotina.

Shërbimet e NjTKZ Kavadar, me përbërje të plotë prej 30 zjarrfikësve, në mënyrë aktive ndërhynë në terren për ta vënë zjarrin nën kontroll sa më shpejt dhe për ta shuar plotësisht, ka shkruar kryetari Jançev.

Pas fikjes së zjarrit, një ekip zjarrfikës ka qëndruar në terren për të monitoruar situatën.

Për momentin nuk ka informacione dhe detaje për shkaqet e zjarrit dhe pasojat e tij.