Zjarret në Greqi kualifikohen si zjarret më të mëdha në BE

Zjarret që vazhdojnë prej 19 gushtit në rajonet Alexandroupoli dhe Evros të Greqisë janë zjarret më të mëdha në të dhënat e regjistruara nga Bashkimi Evropian (BE) që nga viti 2000, transmeton Anadolu.

Sipas deklaratës së Komisionit të BE-së, vetëm në rajonin Alexandroupoli, nga zjarret që vazhdojnë për10 ditë, janë djegur 81 mijë hektarë tokë.

Këto zjarre ishin zjarret më të mëdha të regjistruara që nga viti 2000, kur filluan të mbaheshin të dhënat e Sistemit Evropian të Informacionit për Zjarret në Pyje.

Komisioni i BE-së njoftoi se dërgoi 11 avionë zjarrfikës dhe një helikopter për të luftuar zjarret më të mëdha të regjistruara ndonjëherë në BE.

Gjithashtu, theksohet se përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së, gjashtë vende evropiane dërguan ekipe zjarrfikëse të përbërë nga 407 zjarrfikës dhe 62 automjete për të luftuar zjarret nga toka.

Brigada greke e zjarrfikësve bëri të ditur dje se zjarret në pyje që shpërthyen në zona të ndryshme të vendit në 10 ditët e fundit janë vënë kryesisht nën kontroll.

Autoritetet njoftuan se u zvogëlua ashpërsia e zjarreve që shpërthyen në rajonin Alexandroupoli dhe Evros në 19 gusht dhe rreth Filit javën e kaluar, ndërsa ekipet po vijojnë punën për të vënë zjarret plotësisht nën kontroll.