Zjarr në fabrikën e tekstilit në Kavadar

Një fabrikë e tekstilit në Kavadar u përfshinë nga zjarri, transmeton Portalb.mk.

Zjarri shpërtheu mëngjesin e sotëm, dhe zjarrfikësit e Kavadarit u nisën menjëherë në vendngjarje, duke parandaluar përhapjen e tij në magazinat e tjera.

“U dogj çatia e të dyja halleve, por është mirë që zjarri nuk u përhap në ambientet fqinje. Vepruam me tre automjete zjarrfikëse dhe nëntë zjarrfikës,” thanë nja Njësia e Zjarrfikësve të Kavadarit.

Ata shtojnë se ekipet e tyre janë ende në terren për të monitoruar situatën.