Fituese e zgjedhjeve në Kosovë është Vetëvendosje, përfundoi procesi i numërimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) publikoi rezultatet preliminare të zgjedhjeve të 7 qershorit në Kosovë, ndërsa procesi i numërimit tashmë ka pëfunduar, transmeton Portalb.mk.

Sipas rezultateve nga numërimi, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) është fituese e zgjedhjeve me 42,91 përqind të votave, ose 299,152 vota.

Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 21,13% përqind, përkatësisht 147,325, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) është e treta me 17,59% përqind ose 122,636 vota.

Aleanca pozicionohet e katërta me 7,16 përqind të votave, që përkthehen në 49,917 vota.

Ndërkohë, pritet të nisë edhe numërimi i votave në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN).