Zelensky tregoi deri kur do ta pret Rusinë për t’i dhënë fund luftës

Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky ka deklaruar se bisedimet mbi garancitë e sigurisë së Ukrainës duhet të trajtohen në lartësinë e duhur, raporton ABC.

Ai nënvizoi se Ukraina do të presë deri më 1 shtator, duke qenë në të njëjtën linjë me aleatët për të parë nëse presidenti rus Vladimir Putin do të ulet në tryezë ose jo për t’i dhënë fund luftës.

“Ne duam të shohim gatishmërinë e vërtetë të Rusisë për të marrë pjesë në bisedime. Nëse nuk e bën, presim një reagim nga partnerët tanë”, tha ai.