Zelenski nuk bleu dy jahte me vlerë 75 milionë dollarë

Dy jahtet që thuhet se janë blerë nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski, nëpërmjet bashkëpunëtorëve të ngushtë si ndërmjetës dhe dokumentet qe paraqiten si origjinale janë të një organizate q. nuk vërteton fare shitjen e jahteve. Kompanitë që shesin këto dy jahte konfirmuan për Foreign Fact Checkers se të dy jahtet janë ende në shitje, shkruan Vërtetmatësi.

Po shqyrtojmë një postim në rrjetin social Facebook në të cilin shpërndahet video material dhe thuhet:

“Lavdi Ukrainës? Zelenski bleu dy jahte më të shtrenjtë se 75 milionë dollarë.”

Në video thuhet se “Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski ka blerë dy jahte me vlerë 75 milionë dollarë përmes ndërmjetësve”, si dhe se jahtet quhen “Lucky me” (Me fat unë) dhe “My legacy” (Trashëgimia ime) dhe kushtojnë 25 milionë e 49 milionë euro.

“A do t’i kalojë Zelenski ditët e tij në mërgim këtu? Amerikanët paguajnë për këtë luks”, thotë drejtuesi i videos.

Por siç shkruajnë kontrolluesit e fakteve të “Associated Press”, kompanitë shitëse të këtyre dy jahteve i kanë konfirmuar redaksisë se dy jahtet janë ende në shitje.

“Burgess mund të konfirmojë se jahtet janë aktualisht në shitje, me Burgess si ndërmjetësin ekskluziv që përfaqëson shitjen. Ne mund të konfirmojmë se jahti nuk është shitur dhe mbetet në shitje”, tha për Associated Press Niki Perides, një zëdhënës i kompanisë së shitjes së jahteve luksoze.

Bene Mar, një tjetër kompani e shitjes së jahteve luksoze, gjithashtu vuri në dukje se:

“Pretendimet për jahtin “Lucky Me” janë krejtësisht të pavërteta dhe në një deklaratë thuhet se “jahti nuk është shitur dhe është ende në shitje me Bene Mar si kompani ekskluzive që përfaqëson shitjen”.

Sipas Associated Press, dokumentet e supozuara të shitjeve (versionet bosh të të cilave janë të disponueshme në këtë link) të paraqitura në videon e postimit që po shqyrtojmë janë nga një “Memorandum Marrëveshjeje i miratuar nga Shoqata Mesdhetare e Brokerave të Jahteve”. Grupi ndryshoi emrin e tij në “MYBA The Worldwide Yachting Association” në vitin 2008. Përveç kësaj, grupi tani përdor një logo të ndryshme nga ajo e paraqitur në dokumente.

Një nga memorandumet e supozuara emërton Boris Shefirin si blerësin e jahtit “Lucky Me” më 18 tetor për 24 milionë dollarë, i cili më parë ka punuar me Zelenskin për kompaninë e tij të prodhimit Kvartal 95. Dokumenti tjetër vë në dukje se “My Legacy” (Trashëgimia ime) iu shit një javë më vonë për 49 milionë dollarë vëllait të Shefirit, Sergey, i cili gjithashtu ka punuar në kompaninë e prodhimit të Zelenskit më parë dhe tani është ndihmësi i tij politik.

Jane Adlington Brummer, sekretarja e përgjithshme e MYBA, i tha Associated Press se dokumentet janë versione të një memorandumi që daton që nga viti 2012 që nuk përfaqësohet më nga MYBA. Ajo shton se MYBA nuk e miraton shitjen e jahteve.

Për të gjitha faktet e mësipërme, ne e vlerësojmë postimin që po shqyrtojmë si të pavërtetë. Nuk është e vërtetë që Zelenski ka blerë dy jahte përmes ndërmjetësve me vlerë 75 milionë dollarë, jahtet janë ende në shitje.