Vullnet Vinca u zgjodh ushtrues detyre kryetar i Gjykatës Themelore të Strugës

Këshilli Gjyqësor sot zgjodhi gjyqtaren Emine Murati për gjyqtare nga qarku penal në Gjykatën e Apelit të Gostivarit, ndërsa gjyqtari Vullnet Vinca nga Gjykata Themelore Ohër u delegua në Strugë dhe u zgjodh ushtrues detyre kryetar i Gjykatës Themelore të Strugës, ku sot u konstatua pensionimi i ish-kryetari Ifet Bajramovski, transmeton Portalb.mk.

Në seancën e sotme të 477-të të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut u përcaktua ranglista përfundimtare për përzgjedhjen e gjyqtarëve në Gjykatën e Apelit Shtip, ku kandidatë nga qarku civil janë Todor Pop Panev, Susana Milevska dhe Aleksandar Catcov, ndërsa nga fusha penale Cona Kalamernikova, Gjorgi Andonov, Susana Milevska, Juliana Nevkova dhe Nevena Perica.

Në seancë u formuan Komisioni për përgatitjen e listave të kandidatëve për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit dhe Komisioni për përcaktimin e numrit të pozitave të lira gjyqësore për gjykatat themelore në RMV.

Plani për prokurim publik i Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2024 është miratuar me shtojcë për prokurimin publik që mbulon gjashtë prokurime, duke përfshirë pajisje për zyrë, pajisje për regjistrim dhe votim, pajisje informative, softuer për përcaktimin e kompleksitetit të lëndëve gjyqësore dhe zëvendësim të një mbulese dyshemeje. Anëtari, Selim Ademi, ka kërkuar që të sigurohet prokurimi i përkthimit simultan, për të cilin tha se është premtuar shumë kohë më parë.

Pika e veprimit sipas vendimit të Gjykatës Administrative është tërhequr dhe 12 gjyqtarë porotë nga Gjykata e Apelit të Gostivarit u është konfirmuar përfundimi i mandatit.

Kërkesa për shpenzimet e udhëtimit të gjyqtares Gabriela Gajdova, gjyqtare në Gjykatën e Apelit në Shkup, është miratuar, ndërsa kërkesa e gjyqtarit Aleksandar Shopov është vendosur që Këshilli të diskutojë në seancën e ardhshme.

Sot u miratuan edhe procesverbalet e seancës urgjente 463, 473 dhe 475 të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me shënimin se duhet t’i kushtohet më shumë vëmendje përmbajtjes së tyre, ndërsa pikat lidhur me përcaktimin e përgjegjësisë së gjyqtarit/ kryetar gjykate, si zakonisht, ishin të mbyllura për publikun.

Kujtojmë se Këshilli Gjyqësor i Maqedonisë së Veriut me 3 janar ktheu në pozitën e kryetares Vesna Dameva, e cila u shkarkua më 26 prill 2023 me vetëm shtatë vota pro, pas çka Këshilli Gjyqësor pati dy përpjekje të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e ri. Këshilli Gjyqësor më 4 maj, në seancën pas orarit të punës, të cilin e njoftoi në ueb-faqen e tij pak para fillimit, me tetë vota për kryetar të ri zgjodhi Sashko Georgiev.