Vjedhja e teksteve të huaja – temë kryesore e seancës publike të Këshillit për etikë në media

Cënimi i të drejtave të autorit, plagjiatura, moskontaktimi me palën e dytë nëpër storje ishin vetëm disa nga shkeljet e Kodit të Gazetarëve në tekstet e gazetarëve të cilët janë konstatuar në seancën e sotme publike të Komisionit për ankesa pranë Këshillit për etikë në media në Maqedoni (KEMM), shkruan Meta.mk, njofton Portalb.

Në seancën e Komisionit për ankesa morën pjesë studentë nga universitete të ndryshme, me qëllim që të njoftohen me Kodeksin e Gazetarëve dhe standardet etike në raportim dhe të njoftohen me punën e KEMM-së. Të pranishmëve iu shpjeguar edhe procesi i shqyrtimit të ankesave dhe sjellja e vendimit, ndërsa në mënyrë plotësuese iu elaboruan edhe drejtimet për raportim etik në mediat onlajn.

Në seanc[, Komisioni i përbërë nga Mirçe Adamçevski, Snezhana Tërpevska, Meri  Jordanovska, Dimitar Micev dhe Teofil Bllazhevski shqyrtoi 11 ankesa të cilat janë dorëzuar deri te ata për shkak të shkeljes së standardeve të gazetarëve.

Pjesa më e madhe e ankesave të dorëzuara ishin për palgjiatura ose cënim të së drejtave autoriale, gjegjësisht marrje të teksteve, fotografive, videove nga media, pa leje nga mediumi i cili i ka krijuar. Mediat të cilat i kanë publikuar tekstet origjinale janë ankuar edhe lidhur me atë se nuk është cituar burimi kur u është marrë teksti. Në këto raste, Komisioni konstatoi se është shkelur neni 12 nga Kodeksi, sipas të cilit “plagjiatura është e papranueshme”. Komisioni njëherit apeloi deri te mediat të cilat e kanë shkelur këtë nen të Kodeksit, ta korrigjojnë gabimin dhe ta citojnë burimin përkatës me link, kur marrin tekste, fotografi dhe video.

“Kjo është vjedhje e punës së huaj, e drejtë e huaj autoriale. Të vjedhurën e paraqesin të të tyre”, thotë Mirçe Adamçevski, kryetar i Komisionit për ankesa.

“Kolegët duhet të kenë respekt ndaj punës së kolegëve tjerë dhe kur marrin tekst ose informatë, burimi duhet të citohet qartë. Autori i storjes ka harxhuar resurse, kohë dhe ka investuar punë, mdje nga aty është e palejueshme që dikush vetëm të bëjë copy-paste dhe ta prezantojë si punën e tij”, tha Meri Jordanovska, anëtare e Komisionit.

U shqyrtuan edhe ankesa të cilat janë dorëzuar sepse nuk ka qenë e kontaktuar pala e dytë në tekstet e publikuara nëpër media. Në këtë rast, Komisioni vendosi se është shkelur neni i parë nga Kodeksi i Gazetarëve.

Ngjarja u mbajt me rastine  Ditëve të arsimimit medial, të cilët mbahen nga 24 deri më 31 tetor.