Viti i Ri filloi me marsh pro-Palestinës në Stamboll, mijëra njerëz kaluan Urën e Gallatës
Mbi 500 mijë njerëz u mblodhën herët në mëngjes, në ditën e parë të Vitit të Ri, në Urën e Gallatës në Stamboll duke marshuar në mbështetje të Palestinës, raporton Portalb.mk.
Protesta u organizua me pjesëmarrjen e rreth 400 organizatave të shoqërisë civile.
Marshimi u mbajt nën sloganin “Nuk trembemi, nuk do të heshtim, nuk do ta harrojmë Palestinën”.
Protestuesit kërkuan ndalimin e gjenocidit në Palestinë.
Para ngjarjes, qytetarët u mblodhën për namazin e sabahut në disa xhami të mëdha në Stamboll. Mes tyre ishin Aja Sofia, Sultanahmeti, Fatihu, Sulejmanija dhe Xhamia e Re.